Regjistrohet një plagosje me armë zjarri në Sarandë.

Sipas të dhënave të policisë, rreth orës 04:17, në spitalin e Sarandës është paraqitur i plagosur në krahun e dorës së djathtë 51-vjeçari Embro Çela, banues në lagjen nr. 1 të këtij qyteti.

Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00, në fshatin Tatzat të Delvinës pranë pronave të tij. Dyshohet se ai është plagosur me armë zjarri tip pistoletë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ai është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar një person me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.