Një shqiptare ka alarmuar mëngjesin e sotëm punonjësit dhe klientët brenda një zyre të shërbimeve fiskale në Padova të Italisë.

Teksa ishte në radhë për praktikat, ajo ka kërkuar vëmendje, duke pretenduar se duhej të dëgjohej menjëherë  dhe ka kërcënuar punonjësit duke nxjerrë një thikë që mbante në çantë.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ka thirrur se do t'i vriste të gjithë dhe më pas edhe veten.

Personat e pranishëm kanë lajmëruar policinë, që ka ndërhyrë në vendngjarje. Shqiptarja është ndaluar dhe është shoqëruar për në komisariatin e policisë raportojnë mediat lokale.