Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shkak i aksidentit rrugor ku u përfshi Ermal Mamaqi nuk është mungesa e sinjalistikës, por shpejtësia e lartë dhe mos njohja e rrugës.

Mamaqi, në një reagim pas ngjarjes, rrëfeu se aksidenti ndodhi për mungesë të ndriçimit dhe mungesës së sinjalistikës duke shtuar se vendi cilësohej si “rrethi i vdekjes”.

Ai kritikoi autoritetet në Kosovë duke shtruar pyetjen: Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem?

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Faksidenti-i-ermal-mamaqit-reagon-policia-e-kosoves-ja-cili-ishte-shkaku%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=cf239cd810Televizioni “Klan Kosova” kontaktoi me zëdhënësin e policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës si dhe mos njohja e terrenit. Ai tregoi se në këtë rrugë ka shenja të rreth rrotullimit dhe rruga në atë pjesë është e ndriçuar.