William Liddard është shpikësi i rrotave Multi-direksionale (Omni-Wheel), të cilat bejnë të mundur lëvizjen në disa drejtime të rrotës.
Ky koncept nuk është i ri, por ndryshe nga prototipet e tjera që duhet të instaloheshin në formë të veçantë dhe që vetë makina duhet të kishte disa pjesë të shtuara, e bën shpikjen e Liddard akoma më të arrirë sepse rrota e tij nuk ka nevojë për asnjë shtesë.
Ajo vendoset si rrotat normale dhe në çdo makinë.
Ommi-Wheel është në gjëndje të mbajë peshën e veturës dhe pasagjerët. Ndjesia kur i jep makinës është e njëjtë si në vijë të drejtë edhe në kthesa, përveç ecjes anash.
Shpikja e Omni Wheel është padyshim një lajm shumë i mirë për ata që kanë vështirësi të parkojnë. Për momentin, rrota e Kanadezit Liddard është ende një prototip, por gjigandët e industrisë si Goodyear, Michellin dhe Volkswagen kanë shprehur interes të madh për të.





