Gjashtë të rinj shqiptarë kanë bërë për spital dy parukierë kosovarë, në një sallon bukurie në San Marko, Venecia. Sherri i regjistruar brenda ambienteve të parukerisë, në sy të disa klienteve dhe 2 kolegeve të parukierëve kosovarë, i ka lënë këto të fundit të tronditura.

Fatmirësisht, ndërsa 6 shqiptarët po dhunonin dy parukierët, aty ka kaluar një automjet i policisë bashkiake, që ka ndërhyrë për të normalizuar situatën.

6 agresorët shqiptarë janë identifikuar nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe policia po punon për kapjen e tyre.

Ndërkohë, dy kosovarët janë dhunuar rëndë, e madje njërit prej tyre mjekët i kanë rekomanduar një pushim 20 ditor, për shkak të plagës në kokë.

Mësohet se shkak i dhunës së shqiptarëve ka qenë një grindje verbale e disa ditëve më parë mes njërit prej kosovarëve me shqiptarët dhunues.

Këtë të fundit janë kthyer në sallonin e parukerisë me sa duket për të “larë hakun”.