Aerobi në mes të plazhit. Është kjo ajo që ka habitur qindra pushues në plazhin e Malit të Robit. Dhjetëra pushues, kryesisht polakë kanë bërë lëvizje të njëtrajtshme aerobike në breg të detit.

Kështu, pushues të tjerë janë habitur me shfaqjen në fjalë duke përfituar nga rasti për t'i filmuar ata.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm u regjistrua pak ditë më parë në plazhin e Durrësit, kur një pushues dha shfaqje para syve të habitur e kureshtarë të plazhistëve.

I vetmi ndryshim ishte se në krahasim me polakët që sinkronizohen të gjithë dhe zhvillojnë në grup ushtrimet, gjatë shfaqjes së plazhistit shqiptar asnjë nga pushuesit nuk e mori mundimin t’i bashkohej situatës mjaft të këndshme që ai krijoi për shumë sy kureshtarë.