Një politikanë e së majtës në Gjermani ka pranuar se ka gënjyer në dëshminë e dhënë rreth kombësisë së 3 meshkujve që e përdhunuan. Selin Goren, zëdhenësja e lëvizjes rinore Solid, e ka bërë këtë gjë që të shmangte sulmet raciste ndaj refugjatëve.
Ajo u sulmua nga tre meshkuj që qëndronin në kampin ku punonte si aktiviste në janarin e vitit 2016. 24-vjeçarja ka thënë se ata i zunë pritë natën vonë dhe e detyruan të kryente marrëdhënie me të tre. Pas sulmit, Selin iu drejtua policisë, por nuk iu tha atyre që meshkujt që e sulmuan flisnin arabisht. E vetëdijshme për revoltën që ata po vuanin pas sulmeve në Kolonjë natën e Vitit të Ri, kur qindra gra u përdhunuan dhe u vodhën nga të rinj emigranët, në polici ajo tha që autorët ishin gjermanë.
Pas 7 muajsh, Goren ka thënë për tabloidin gjerman Spiegel përse gënjeu. “Nuk dua të nxis më shumë urrejtje ndaj emigrantëve në Gjermani” është shprehur ajo.





