Një automjet që drejtohej nga një vajzë është përfshirë nga flakët, në dalje të tunelit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz C Class” është djegur në dalje të tunelit.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se automjeti është djegur pasi i ishte nxehur motori. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.





