Mesfushori i durrsakëve Bledar Hodo ka besim se skuadra do të paraqitet mirë dhe pse jo të mos shpresojë për një kualifikim të mundshëm, sipas tij në futboll mund të ndodhë gjithcka. “Mund të them që e gjithë skuadra pavarësisht humbjes në Durrës nuk është demoralizuar, kemi treguar nivel të kënaqshëm në takimin e parë dhe do të bëjmë të njejtën gjë dhe në Kazakistan, duke shpresuar në një rezultat pozitiv. I them të shpresojmë në kualifikim, në futbollin modern asgjë nuk është e pamundur, po shikojmë Uellsin që kalon në gjysëm finale apo Islandën që mundi Anglinë e futbollit. Në ndeshjen e parë ishim të pafat që nuk shënuam në rastet që na u dhanë dhe u ndëshkuam në momentin që po kërkonim golin e avantazhit, ky është futbolli, por jemi në Kazakistan për të luajtur shanset tona, nuk jemi dorëzuar aspak. Ekipi në stërvitje ka treguar që e ka kaluar humbjen në Durrëes dhe jemi totalisht të fokusuar tek ndeshja e ditës së enjte. Ata mund të kenë yje në ekipin e tyre por ne do të luajmë me zemër dhe do të luajmë deri në limitet tona që të shpresojmë për kualifikim nëse luajmë sic duhet dhe nëse zbatojmë ato çfarë trajneri na ka udhëzuar në stërvitje patjetër që rezultati vjen. Uroj që dhe të shënoj në një ndeshje të tillë, gola në të tilla ndeshje kanë rëndësi të veçantë por më bukuri do të kishte nëse skuadra do të kalonte këtë turne dhe le të shënojë dhe mjeku i skuadrës, nuk ka rëndësi autori, por skuadra, rëndësi kanë këto ngjyra dhe të kënaqim stafin teknik si dhe atë drejtues me presidentin në krye për mbështetjen që na japin,” ka përfunduar fjalën e tij Hodo.