Një ditë pas përfundimit  të muajit të agjërimit, agjencitë turistike në plazhin e Durrësit, kanë bërë me dije se kompanitë e transportit Durrës – Prishtinë, punojnë me kapacitet të plotë të tyre për gjatë javës në vijim. Mbi 50 autobusë me 2500 pushues kanë zbarkuar në dy prej stacioneve në “Iliria” dhe “Teuta” mëngjesin e sotëm, ndërsa pushuesit janë nga qytete të ndryshme të vendit.

Janë kryesisht familjarë, të cilët me fëmijët e tyre, kanë si destinacion plazhin më të madh të vendit, sepse bregu i cekët favorizon argëtimin e fëmijëve. Pushuesit thonë se pritën të mbyllej Bajrami që të mbërrinin në plazh.

Në krahun tjetër, të gjithë banorët e plazhit kanë hapur dert e apartamenteve të tyre për të dhënë dhoma me qira. Banorët e plazhit e të gjithë operatorët turistikë kanë pritur pikërisht fundin e agjërimit, për të nisur sezonin turistik.

Në rrugë, së bashku me pushuesit janë edhe pronarët e banesave në garë për të nisur sezonin veror. Banorët në intervista thonë se çmimet varjojnë nga 10 deri në 15 euro nata për dhomë. 

K.H.