Futbollisti Lionel Messi dhe babai i tij akuzohen për abuzime në tatime dhe fshehje të të ardhurave.
Ata janë janë dënuar me 21 muaj burg nga një gjykatë në Barcelonë.
Ylli I futbollit argjentinas dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, akuzohen për shmangie taksash prej 4.1 milionë euro gjatë viteve 2007, 2008 dhe 2009.
Pavarësisht vendimit, nuk besohet se ata do të shkojnë në burg, por pritet të gjejnë një zgjidhje që ta paguajnë me gjobë dënimin e dhënë.





