Orinda Huta po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Moderatorja është në pritje të një vajze dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar fotot me barkun e rrumbullakosur.
Orinda vazhdon punën e aktivitetin e përditshëm dhe së fundmi ka ndarë disa foto gjatë një shëtitjeje.
Moderatorja shfaqet e veshur me rozë dhe shkruan: “Me gocat e mia”. Por në sy bie komenti i mamasë së Turit, Elidës, e cila duket e lumtur për nusen dhe mbesën që do vijë në jetë: “Gocat e nënës”,- shkruan ajo, shoqëruar me një emoji larg syrit të keq.





