Këtë të hënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston 39-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, urimeve për Osmanin i është bashkuar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka postuar një foto me homologen e tij dhe shkruan:
“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!”
Fotoja është shkrepur në Slloveni, ku Meta dhe Osmani po marrin pjesë në takimin e 10-të të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit.





