Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për procesin e Rindërtimit në qytetin e Shijakut.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana, kreu i qeverisë njofton përmes një postimi në rrjete socialie se aktualisht në Shijak po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon

Pas ndërtimit të infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve, po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente, që jo vetëm do ndryshojnë cilësisht jetën e familjeve të prekura nga tërmeti, po edhe vetë kushtet urbane të qytetit”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.