Një sasi rekord droge është kapur në Kosovë. Bëhet fjalë për rreth 400 kg kokainë, e cila dyshohet se ka mbërritur nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Kosovës.
Bahri Shala, kreu i Drejtorisë së Anti Drogës tha se sasia e kapur e kokainës është 300-400 kilogramë.
Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 ton. Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve.
Mesohet se droga ishte e fshehur në një kamion që transportonte mish, i cili ka hyrë nga porti i Durrësit dhe ka qenë në vëzhgim nga policia për 15 ditë.
Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane.





