Mesfushori i Romës dhe i Belgjikës, Raxha Naingolan, është duhanpirës i rregullt dhe këtë e dikan të gjithë te Belgjika. Trajneri belg Mark Uilmots, i pyetur për këtë çështje, shpjegon: "Po, Raxha pi duhan. Ka shumë lojtarë në Francë e Itali që e bëjnë, janë vende më liberalë.
"Është trupi i tij, nëse ai paraqitet mirë në fushë, për mua nuk ka problem. "I jap gjithmonë dhomë me ballkon, nuk e ndaloj dot, përndryshe do e shkatërronte dhomën. "Nës do luajë deri 30 vjeç dhe jo 35, është problemi i tij, jo i imi".





