22-vjeçari shqiptar, Armend Xhika ka mbetur i vrarë gjatë një sherri me thika në Britani të Madhe. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 13 maj, në rrugën e quajtur “Earl Marshal” në Burngreave.

I riu fillimisht është dërguar i plagosur në Spitalin e Përgjithshëm në Veri, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga sherri brutal.

Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur dhe një 20-vjeçar, i cili po kurohet në spital.

Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e Armend Xhikës, ndërsa policia po bën thirrje për dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes. 

Detektivët thanë se një 30-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, por është lënë i lirë teksa hetimet vazhdojnë. Gjithashtu policia shoqëroi dhe një femër 20-vjeçare e cila dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes, por është lënë në proçedim e lirë.