Trafiku i rënduar në autostradën Tiranë- Durrës, për shkak të qytetarëve që dynden drejt plazhit të Durrësit, ka shkaktuar kaos të madh.

Trafiku është rënduar edhe më shumë, pasi për shkak të vështirësive në qarkullim, 8 automjete janë përplasur në afërsi të Vorës.

Policia ka bërë me dije se nga përplasja e 8 makinave nuk ka patur asnjë të lënduar, por vetëm dëmtime të automjeteve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.