Loja me çakmak e një 7- vjeçari për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.  

Nëna e vogëlushit kishte ndaluar për të furnizuar makinën me karburant, teksa vogëlushi 7-vjecari fikte e ndizte një çakmak. Por papritmas, makina ka shpërthyer në flakë dhe fëmija është lënduar.

Falë ndërhyrjes së shpejtë ai ka shpëtuar mrekullisht, por ka marrë djegie në 15 % të trupit dhe fytyrës.

Ngjarja ndodhi në qytetin Kuala Krai të Malajzisë.