“Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë Berat, për tre punonjës të Doganës, përfshi ish-drejtorin, pasi akuzohen për kontrabandë.
Sipas policisë janë vënë në pranga Evis Plaku, ish-drejtori i Doganës, Akion Hydhsi, doganier regjimi si dhe Dhame Xhamballo, doganier i vlerësimit.





