7983 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, janë asgjësuar me anë të djegies nga policia e Gjirokastrës dhe Këlcyrës.

Policia ka bërë me dije se 20-vjeçari Redon Hoxhaj, banues në fshatin “Arshi Lengo” në Gjirokastër, është vënë në pranga pasi kishte kultivuar në kopshtin e tij 333 bimë narkotike kanabis.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 të Kodit Penal.

Në kuadër të luftës kundër narkotikëve edhe efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Konoshtin” në fshatin Gerdas, Këlcyrë.
Ndërkohë policia e Këlcyrës po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.