Turneu i xhudos i zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ishte një sukses i padiskutueshëm për Kosovën.
Finaliste kanë qenë dy xhudistet femra Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, të cilat u ndeshën me njëra-tjetrën, duke i dhuruar emocione të shumta tifozëve.
Majlinda Kelmendi triumfoi në këtë përballje, duke rrëmbyer medaljen e artë, ndërsa Distria Krasniqi mori medaljen e argjendtë .
Trajneri i kësaj të fundit, Dritan Kuka postoi një status në profilin e tij në Facebook ku shkruante: “Nuk ka rëndësi kush fitoi, por e rëndësishme është që Kosova mori dy medalje”.





