Në ndarjen e çmimeve të “Top Music Awards”, veç emocioneve dhe detajeve se ç'do të përcillte edicioni i parë i këtij formati në vendin tonë, një kureshtje të madhe për publikun sigurisht që përbënte fakti se çfarë kishin veshur yjet e muzikës apo të ftuarit e tjerë specialë.

Syri dhe vëmendja e të gjithëve ishte në maksimum në momentin e parakalimit në tapetin e kuq, aty ku dhe personazhet do të shfaqeshin të kuruar deri në detaj.

Një pjesë e tyre, figura të vetë “Top Medias”, bënë sërish të njëjtën zgjedhje, duke mirëbesuar duart e arta e talentin e stilistes durrsake, Lira Koça.

Motrat Luana e Marina Vjollca, moderatorja e emisionit “Fiks Fare” Fiori Dardha dhe gazetarja seksi e sportit Ilda Bejleri, u paraqitën në këtë event me veshje të stiluara nga duararta Lira.