Katër klandestinë janë kapur nga autoritetet shqiptare në portin e Durrësit.

Mësohet se klandestinët ishin fshehur në basenin ujor të portit, në tentativë për të hipur në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari me qëllim vajtjen në Itali.

Tentativa të tilla janë të shpeshta pasi shumë emigrantë të paligjshëm synojnë të futen në Evropë përmes portit të Durrësit.