Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me ekzekutimin e 32-vjeçarit Endri Mustafa.
Sipas burimeve zyrtare, viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në Livadhe, në lagjen “Guerile”, i vrarë me armë zjarri.
“Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin për mediat.





