Policia italiane në Citadella ka arrestuar katër herë brenda tri ditësh një shqiptar 27-vjeçar.

I arrestuari është Prelë Pjolla, pa dokumente, ndaj të cilit kishte disa urdhra largimi nga vendi fqinj.

Fillimisht në vitin 2014, ai ishte kishte marrë masën e largimit nga Italia, nga gjykata e Venecias. Një urdhër i dytë për Pjollën ka dalë në 2015-n, sepse ai konsiderohej si person me rrezikshmëri sociale.

Ndalimi i 27-vjeçarit ndodhi në fillim të javës pasi gjatë kontrolleve me zyrë e emigracionit, ai është gjendur me dokumente false.

Arresti për të erdhi pasi Pjolla u kthye në Itali duke shkelur urdhrin e hyrjes, që i skadonte pas 10 vitesh. Si përfundim, policia e arrestoi duke e çuar në burg.