Andrea Meza nga Meksika është shpallur “Miss Universi 2021”. Bukuroshja ka fituar më të bukurën e universit në eventin e organizuar mbrëmë në Florida.

26 vjeçarja meksikane është diplomuar në inxhinieri software.

Gjatë finales ajo arriti të triumfojë mbi 70 konkurrente nga e gjithë bota. Në vend të dytë u rendit bukuroshja nga Brazili, ndërsa në të tretin vajza nga Peruja.

Në këtë event Shqipëria u përfaqësuar nga Paula Mehmetukaj ndërsa Kosova nga Blerta Veseli.