4 500 emigrantë u shpëtuan sot nga mbytja në ujërat e detit Mesdhe.  E ndërkohë raportohet se është gjetur trupi i një viktime.

Një zëdhënës i rojës bregdetare italiane, njoftoi se u deshën plot 40 operacione për shpëtimin e refugjatëve.

“Kemi shpëtuar një total prej rreth 4 500 personash, gjatë 40 operacionesh. Disa prej tyre janë duke u mbytur dhe numri i emigrantëve mund të rritet”, deklaroi zëdhënësi.

Pjesa më e madhe e emigrantëve ndodheshin në varka gome dhe vetëm dy varka prej druri ishin përdorur nga trafikantët libianë, për transportimin e tyre drejt brigjeve italiane.