Endri Mustafa, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër, ishte një emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Atëhere Mustafa akuzohej për “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake”. Emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni “Maranaj” për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor. Po ashtu Endri Mustafa ka qenë i dënuar më parë për plagosje.