Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades në Shkodër.
Sipas mediave, viktima është shtetasi Endri Mustafa, i cili kishte tre ditë i zhdukur dhe familjarët kishin bërë denoncim.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia ka shkuar në vendngjarje.





