Muaji prill ka shënuar rekordin e të infektuarve ditorë me coronavirus në të gjithë botën me 892 mijë. Tashmë shifrat thuajse janë përgjysmuar duke shkuar nga 340 mijë në qershor dhe në 500 mijë pacientë në ditë në korrik.

Por OBSH paralajmëron se kjo nuk do të thotë se pandemia është kaluar.

Madje për mediet është thënë se ekziston mundësia që të përhapen variante te reja edhe me te rrezikshme se ato aktualet.

Ndaj edhe një herë është kërkuar që të vazhdojnë masat parandaluese.

Aktualisht Agjencia Evropiane e Barnave konfirmon efikasitetin e vaksinave edhe kundër varianteve të reja të shfaqura deri më tani.

Sipas EMA këto cikle vaksinash ofrojnë mbrojtje ndaj gjithë mutacioneve përfshirë këtu edhe Deltën, dhe evitojnë hospitalizmin e shfaqjen e sëmundjes me simptoma të vështira.

Por alarmi i ri mbërrin nga zyra e Komitetit të Emergjencës së OBSH që paralajmëron për përhapje të varianteve të reja më të rrezikshme e më të vështira për t’u vënë nën kontroll të Sars Cov 2, duke bërë më të vështirë ndalimin e epidemisë dhe duke e zgjatur në kohë. 

Aktualisht në Evropë ka nisur lehtësimi i qarkullimit duke kërkuar vetëm pasaportën e vaksinimit apo dhe të tamponit në rastin e udhëtimit të shtetasve jo evropianë.