Euro 2016  ka ngritur siparin. Ndeshja që do të luhet midis Francës dhe Rumanisë në stadiumin e Parisit “Stade De France”, do të startojë Kampionatin Europian të Futbollit.

Kombëtarja e Didier Deschamps është një nga favoritet kryesore për të fituar Kampionatin Europian, por 11-shja e Iordanescut nuk është një kundërshtar i lehtë duke parë që është kualifikuar ne fazën eliminatore pa pësuar asnjë humbje (5 fitore dhe 5 barazime) duke pësuar vetëm dy gola.

Kombëtarja Franceze e cila e ka fituar dy herë Kampionatin Europian (më 1984 dhe në vitin 2000), nuk ka pësuar humbje kundër Rumanisë në një ndeshje zyrtare. Franca do të zhvillojë sot ndeshjen e saj të 33-të në stadiumin “Stade De France” dhe ka këtë bilanc (21 fitore, 8 barazime dhe 3 humbje)

Formacionet:
Franca ( 4-3-3 ): Lloris; Sagna, Rami, Koscielny, Evra; Pogba, Kanté, Matuidi; Griezmann, Giroud, Payet. Trainer: Deschamps
Rumania ( 4-2-3-1 ): Tatarusanu; Sapunaru, Chiriches, Grigore, Rat; Hoban, Pintili; Popa, Stancu, Stanciu, Andone. Trainer: Iordanescu.