Një automjet ka dalë nga rruga e si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërlen, të Devollit.
Burimet policore kanë bërë të ditur se automjeti tip “Mercedes -Benz” me targa DV 1457A me drejtues shtetasin G.Ll, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Sul ka dalë nga rruga e si pasojë e përplasjes ai ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i automjetit po udhëtonte i vetëm. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





