Pjesëmarrja ne spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ bëri që Bleona dhe Rozana të ktheheshin në mikesha të vërteta. Por me përfundimin e spektaklit përfundon edhe qëndrimi i Bleonës në Shqipëri.
Ajo do të rikthehet në SHBA për të vijuar me karrierën e saj. Ka qenë mikesha dhe kolegia e saj Rozana Radi, e cila ka vendosur ta përshëndesë Bleonën me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan: “Si mos ta duash këtë njeri….Do më marre malli shume o baby. E di që më një sy do qash kur të ikësh e me një do qeshësh.
Mosha internetit ti dinte të gjitha ngjyrat e flokëve që ti vendosje në skenë. Definitivisht Shqiptarët pa dallim moshe e kanë kuptuar që ti je një dhe e vetme. Love you baby të uroj shumë fat e marrsh nga ditët e qeverisë tonë inshallah,”-shkruan Rozi në Instagram.
Në videon e postuar prej saj shfaqet Bleona në ambientet e hotelit që ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe e rrethuar nga një grup fëmijësh.





