Albano Bogdo njihet si njeri i drejtpërdrejtë dhe moskokëçarës. Kohët e fundit e kemi parëshpesh duke shprehur opinionet e tij në rrjetet sociale. Së fundmi Albano ka mbetu i pakënaqur, pasi ndeshjet e ‘Euro 2016’do të transmetohen në Digitalb dhe jo në Televizioni Publik Shqiptar.
“Epo kjo punë kështu…mos të japë televizioni shtetëror, ndeshjet e skuadrës që i merr rrogat nga shteti….turp kush e ka sajuar këtë kakë….se po mban shumë erë….skuadra kombëtare udhëton në Francë me lekë të nxjerra nga taksat tona, ndërsa ne nuk e shohim dot në tv”, shkruan Albano në Facebook.
E në fakt një përgjigje për këtë reagim të aktorit, por edhe shumë qytetarëve e ka thënë ish-drejtori i RTSH-së, Martin Leka në një intervistë për Ora News, disa muaj më parë.
“Publikun duhet ta informojmë saktë, ka një keqkuptim kur thuhet që RTSH merr taksën e publikut dhe kjo është e vërtetë, por taksa si taksë është për aparatin televiziv, nuk paguhet për RTSH. TVSH nuk mund të konkurrojë me Digitalb për transmetimin e Kampionatit Europian, pasi ata kanë ofruar dyfishin e çmimit për ta blerë atë”.





