Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Bëhet me dije se rreth orës 20:10 dy automjete janë aksidentuar, ndërsa nga përplasja e këtyre të fundit kanë pësuar dëmtim edhe 2 automjete të tjera të ndaluara përkrah rrugës.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa raportohen dëme të shumta materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në rrugë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.