Ylli i “Wonder Woman”, aktorja Gal Gadot ka reaguar për tensionet dhe dhunën e ditëve të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve.
Aktorja e famshme në të kaluarën është zgjedhur “Miss Izraeli”, ndërsa ka bërë edhe dy vite shërbim ushtarak, i cili është i detyrueshëm.
“Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time dhe miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira”, shkroi 36-vjeçarja në Twitter.





