Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e parë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Mësohet se Kushtetuesja nuk ka pranuar të shqyrtojë padinë e Kujtim Gjuzit për mos legjitimin e këtyre zgjedhjeve.
Kujtojmë se Partia Konservatore e Kujtim Gjuzit kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku Partia Socialiste vendosi të shkojë e vetme në zgjedhje, pasi Partia Demokratike dhe LSI i bojkotuan ato.





