E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja Rosela Gjylbegu ka treguar se pandemia e kishte penguar që të shkonte në varrin e të atit për përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Më është dukur vetja si në burg, prisja që dikush të më zgjonte. Vit i vështirë! Kemi qenë shumë të ndjeshëm. Nga familja ime nuk është prekur asnjëherë, por nuk rrinim dot me njëri-tjetrin.

Shkoj shpesh në varreza ku i çoj lule tim eti dhe gjyshes time, këtë vit nuk arrita të shkoja. Ishte e vështirë për ne, se për përvjetorin ne mblidhemi atje,”-tha ndër të tjera ajo me lot në sy.