Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili nuk ka zbatuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Burimet zyrtare njoftojnë se i riu është arrestuar shkurtin e vitit të kaluar dhe akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.02.2020 ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas I.Ç., dhe B.Ç., (babë e bir ) pasi iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, ditën e djeshme kanë ndaluar shtetasin B.Ç., 30 vjeç, banues në Durrës,(i biri) pasi nuk ka zbatuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.”, njofton policia.