Pas 19 vitesh, Ellen DeGeneres ka vendosur t’i thotë lamtumirë show-t të saj legjendar. Më 12 maj, Ellen konfirmoi se emisioni do mbyllet pas sezonit të tij të 19-të, pra vitin e ardhshëm. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, DeGeneres u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë pët mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

DeGeneres shprehu dëshirën për të mbyllur shown e saj edhe në një intervistë të vitit 2018 me “The New York Times”. Në atë kohë, ajo shpjegoi se vëllai i saj, Vance DeGeneres, ishte kundër, ndërsa gruaja e saj, Portia de Rossi, ishte pro këtij vendimi. Dy vite më pas, show i saj do bëhej objekt i një hetimi të brendshëm pas raporteve të shumta për sjellje të keqe e abuzuese nga producentët e emisionit.

Vetë DeGeneres nuk u akuzua kurrë, por ajo iu përgjigj polemikave përmes një letre drejtuar stafit të saj korrikun e kaluar. Pas një ndërprerjeje dhe përfundimit të hetimit, shfaqja u kthye për sezonin e saj të 18-të në 21 shtator. Megjithatë, ky rikthim nuk do zgjasë shumë pasi në 2022 Ellen do tërhiqet përfundimisht.