Një fëmijë i mitur është aksidentuar paraditen e sotme në rrugën “Don Bosko”, në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe sipas burimeve zyrtare 4-vjeçari ndodhet në spital.
“Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





