Një person i dytë ndodhej në makinën e biznesmenit Bledar Birçaj, që mbeti i vrarë në një atenatat mesditën e të hënës në Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli, i cili ishte në pjesën e pasme të mjetit tip “BMW”, kushëri me viktimën.

Para oficerëve të policisë, Zeneli është shprehur: “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon.”

Në videon e publikuar nga momenti i atentatit shihet vetëm një person që zbret nga vendi i parë i makinës së viktimës, polici i antidrogës Granit Deromema, i cili arriti që të shpëtonte mrekullisht nga plumbat.

Në fund të videos, shihej se si hapej dera e pasme e pasagjerit, ndërkohë që policia nuk njoftoi për faktin se në automjet kishte një tjetër person.