Everest Caka është viktima i atentatit të mbrëmjes së sotme në Elbasan. Trupi i të ndjerit ndodhet ende në makinë, ku dhe u qëllua për vdekje.

Mësohet se e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij. Silvana Çaka, pasi udhëtonin në të njëjtën makinë. Kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes.