Vilson Memini, 29 vjeç, lindur në Elbasan, dhe Erges Shehi, 30 vjeç, lindur në Durrës, janë dy të rinjtë të ndaluar pasditen e sotme në zonën e plazhit nga policia e Durrësit, gjatë një operacioni antidrogë.

Policia njofton se bëhet fjalë për personame precedent të theksuar kriminal, të cilët kundërshtuan edhe me dhunë policët, aq sa një efektiv u detyruar të qëllojë në ajër për t’i neutralizuar.

Policia njofton se operacioni ishte për të goditur një grup që merrej me shpërndarje kokaine.

Memini dhe Shehi tentuan të largohen, por nuk ia dolën, ndërkohë që efektivët deri tani ka sekuestruar 1 kilogram kokainë.