Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Robert Përpepa, i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeç Griselda Gjikolaj.
Ndërsa Roland Muzhaqi, i cili ka ndihmuar autorin të kryejë krimin është dënuar me 23 vite burgim.
Ndaj Përpepajt prokuroria kishte ngritur akuzën e ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’, akuzë e cila u konfirmua dhe nga gjykata.
Ndërsa Muzhaqi është dënuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 26 dhjetor të vitit 2018. Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është i arrestuar.





