Disa minatorë dyshohet se janë bllokuar brenda një galerie në zonën e Martaneshit.

Galeria e një prej minierave të zonës është shembur.

Bëhet me dije se tre minatorë janë nxjerrë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ndërsa njëri është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga informacionet paraprake bëhët me dije se brenda janë ende 6 persona.