Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e presidentit Meta. Komisioni ka parashtruar disa pika për të cilat ka nevojë për informacion nga isntitucionet ligjzbatuese.
Kryetari Alket Hyseni tha se ka dërguar kërkese për informacione ndaj:
“Bashkisë Tiranë, lidhur me procedurat e kryera nga ky instiutucion për veprimet apo shkresat e bëra ndaj FRD për lirimin e zyrave të tyre.
Kërkesë drejtuar policisë së shtetit për të pasur dhe për të zbardhur takime të dyshimta që presidenti ka bërë me persona të dyshimtë që kanë probleme me ligjin.
Kërkesë drejtuar SPAK-ut lidhur me shkeljet që mund të ketë pasur gjatë periudhës zgjedhore.
Kërkesë ndaj SHISH, për të na vënë në disponim cdo informacion për veprimet e presidentit që mund të bëjnë objekt hetimi”





