I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka treguar sesi i ka prishur ditëlindjen partneres së tij, duke u shtrirur sikur nuk e mbante mend, për t’i bërë një surprizë tjetër që ajo nuk e priste.
Aktori kishte zgjedhur ditëlindjen e saj për t’i propozuar për martesë.
“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen. Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë:
“Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?”; “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…””, – shtoi aktori.





