13 mars 2015 – Shqipëria ka fituar 2 vende në renditjen e muajit mars të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi aktualisht pozicionohet në vendin e 61-të në klasifikimin e përgjithshëm të kombëtareve, në ndryshim nga vendi i 63-të që mbante në muajin shkurt duke pasur për momentin 548 pikë. Pavarësisht se kuqezinjtë nuk kanë luajtur asnjë takim gjatë muajit shkurt, lëvizja ka ardhur për shkak të impenjimeve që kanë pasur kombëtarje të tjera.

Sa i përket Armenisë, kundërshtarit të radhës së përfaqësueses sonë, ajo gjendet në vendin e 79-të në renditjen e përgjithshme dhe përgjatë këtij muaji ka humbur 5 vende, ndërkohë që dhe Serbia gjithashtu ka humbur një vend duke zbritur e 40-ta. Sa i përket 10 vendeve të para, i vetmi ndryshim është ngjitja e Italisë me dy vende duke u pozicionuar tashmë e 10-ta, ndërsa vazhdon të kryesojë Gjermania, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/